Mali i Zi miraton masat e reja anti Covid

0
186

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër Covid-19, kufizime që do të jenë në fuqi deri më 20 gusht.

Bëhet fjalë për masa të tilla si: Personi të jetë vaksinuar ose ka marrë dozën e parë anti-covid, ka një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se ka kaluar virusin, dëshmi e një testi të shpejtë të antigjenit negativ, jo më të vjetër se 48 orë që të hyjë në restorant, klabet e natës apo diskoteka.

“Një nga këto kushte duhet të zotërohet nga të gjithë punonjësit në industrinë e hotelerisë,” tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Igor Galiq.

Pronarët e objekteve janë të detyruar të caktojnë një person, i cili do të kontrollojë posedimin e provave të vaksinimit ose testeve negative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here