Manastirliu , pas 11 majit: “Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendrat shëndetësore”

0
160

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se sot do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar. Megjithatë, do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore.
“Asnjëherë sistemi shëndetësor nuk ka qenë i mbyllur, përkundrazi, për të gjitha urgjencat dhe nozologjitë që kanë kërkuar trajtim, sistemi shëndetësor është përgjigjur në kohë dhe me cilësi për qytetarët. Sistemi shëndetësor do të hapet me faza dhe do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialistik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të jetë një fazë e mëtejshme”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka thënë se pas datës 11 maj do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor.
“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here