Manastirliu sulmon opozitën: Nuk bën asgjë për shëndetësinë

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mjekësore të dërguara nga BE për spitalet shqiptare, Ministrja Ogerta Manastirliu i është përgjigjur edhe akuzave politike duke theksuar se nuk është koha që të bësh politikë me virusin.
“Nuk jemi vonë, duhet të përfitojmë nga cdo ditë për të krijuar barrierën e nevojshme që ky virus të mos gjejë terren. Për fat të keq ka dhe nga ata që unë i them mjek të politikës e politikanë të mjekësisë, qe e shfrytezojne situaten për të bërë politikë me virusin. S’mund të bëhet politikë me virusin, mjekët që punojnë në dy spitalet e dinë mirë se cfarë po shohin e po përjetojnë familjarët e atyre të prekurve e dinë mirë cfarë po përjetojnë që rrinë poshtë spitalit për të pritur një lajm nga i afërmi i tyre,.
Nuk është vonë për të bërë atë që kërkohet, nga ata mjekë të politikës nuk kërkohet shumë se kur e patën mundësinë të drejtojnë vendin e sistemin shëndetësor nuk bënë asgjë”.
Duke vënë theksin tek sjellja dhe ndërgjegjësimi individual i qytetarëve për të ruajtur distancimin dhe mbajtjen e maskës, Manastirliu tha se “ s’ka më normalitet të vjetër, ka një normalitet të ri që na detyron të jetojmë me rregulla”.
Duke folur për situatën në spital, ministrja tha se nga virusi “po vuajnë më shumë se 120 qytetarë në dy spitalet, po marrin trajtim spitalor ku për fat të keq dhe pas përpjekjeve të mjekëve 112 qytetarë kanë humbur jetën e s’ja kanë dalë ta fitonin betejën, më shumë se 1600 qytetarë janë aktualisht të prekurt aktive dhe të izoluar”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment