Mandarinat e gjelbra dhe vlerat e tyre

0
202

Mandarinat e gjelbra janë një lajm i mirë për ata që kontrollojnë sasinë e sheqerit natyral që marrin nga frutat. Sidomos për diabetikët e tipit 1 dhe 2, mandarinat e gjelbra janë një zgjidhje ideale.Gjithashtu athtësia e mandarinave të gjelbëra është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes.Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira nga organizmi. Shumë të pasura me fibra, mandarinat lehtësojnë rënien në peshë.Nëse konsumoni mandarina të gjelbra rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar.Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej ndotjes së mjedisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here