
Misioni I vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it në raportin paraprak për zgjedhjet e 14 majit, ngriti si shqetësim rastet e manipulimit të votave, votimin familjar dhe presionet e pushtetit ndaj punonjësve të administratës. Shefja e misionit të ODIHR, Odri Glover tha se fushata u dominua nga liderët politikë dhe u lanë në hije kandidatët dhe projektet për zhvillimin e qyteteve.