Marantas stërvitje me ekipin për herë të fundit/Dadaj:Akord për rrogat e trajnerit

Jorgos Marantas shfaqet në stërvitjen e Luftëtarit një ditë pas shkarkimit . Duke qenë se priste zyrtarisht një shkresë nga ana e klubit për ndërprerjen e kontratës , trajneri grek ka kërkuar të takojë për herë të fundit lojtarët , derisa gjërat të bëheshin konkrete nga ana e klubit.
Seanca e parë një ditë pas ndeshjes me Laçin është drejtuar nga zv. trajneri Neritan Novi , i cili do të jetë në krye të pankinës së Luftëtarit për dy ndeshjet e mbetura, të mërkurën ndaj Skënderbeut në Gjirokastër dhe të dielën kundër Bylisit në Ballsh . Nga bisedimet që palët kanë pasur për prishjen e kontratës , greku ka kërkuar rrogat “kesh ”, në mënyrë që të mos ndiqte rrugën ligjore për një dëmshpërblim për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes . Megjithatë, i pyetur në lidhje me kontratën e trajnerit grek, drejtori sportiv Artur Dadaj, deklaroi :
“ Marantas i ka marrë rrogat e prapambetura dhe nuk është më trajner i Luftëtarit . Në këto kushte na duhet të vijojmë punën me qëllim ringritjen e skuadrës . Zëvendëstrajneri Neritan Novi do drejtojë Luftëtarin në dy ndeshjet e radhës. Luftëtari ka mbështetjen e plotë të drejtuesve dhe të gjithë jemi pranë skuadrës ”.Ndërsa merkatoja ka filluar priten largimet e para nga ky ekip.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment