Mark Marku infektohet me Covid 19

0
132

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës dhe njëkohësisht kandidati për deputet, Mark Marku ka bërë me dije se është infektuar me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marku bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe se do të mungojë edhe disa ditë në takimet zgjedhore, duke ndjekur këshillat e mjekëve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.
Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.

Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.

Shihemi së shpejti, mes miqsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here