Maroku goditet nga tërmeti me magnitudë 6.8, rreth 600 viktima dhe 329 të plagosur

0
66

Të paktën 632 njerëz u vranë dhe 329 të tjerë u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Marokun.

Tërmeti e kishte epiqendrën në malet Atlas, pranë qytetit të Marakeshit. Lëkundjet u ndjenë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00 me orën lokale.

Mediat vendase raportojnë se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet kanë kaluar një fluks njerëzish pasi ka qenë i lartë numri i atyre që kanë shkuar për të marrë mjekim.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.

Shkruaj nje koment