Marrëveshja e detit me Greqinë/ Rama shkrin grupin negociator të Bushatit

0
51

Edi Rama ka vendosur te shkrije te gjithe grupin negociator ngritur nga Ditmir Bushati dhe qe merrej me marreveshjen e detit mes Shqiperise dhe Greqise.
Pas takimit që zhvilloi dy ditë më parë me homologun grek në Athinë, Kyriakos Mitsotakis, Rama ka ndryshuar grupin negociator për ‘Marrëveshjen e Detit’, të ngritur që në kohën kur në krye të diplomacisë shqiptare shërbente ish-ministri, Ditmir Bushati.
Përmes një ‘Vendimi të Këshillit të Ministrave’ (VKM), qeveria ka reduktuar grupin negociator nga 13 në 7 anëtarë.
Komisioni tashmë përbëhet nga 7 zëvendësministra dhe në cilësinë e kryetarit do të vendoset njëri prej zëvendësministrave për Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj ose Sokol Dedja.
Po kështu, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe do të raportojë periodikisht tek kryeministri Rama për veprimtarinë e Komisionit.
VKM-ja e qeverisë së Edi Ramës:
‘Vendim për përbërjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës ‘b’, të pikës 2, të nenit 8, dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.111/2012, ‘Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore’, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

  1. Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare (në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:
    ? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, kryetar;
    ? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme, anëtar;
    ? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, anëtar;
    ? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, anëtar;
    ? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për energjinë, anëtar;
    ? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;
    ? Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, anëtar.
  2. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe kryen këto detyra:
    a) Organizon mbledhjet e Komisionit dhe njofton anëtarët;
    b) Planifikon dhe harton projektaktet, sipas tematikave përkatëse;
    c) Realizon çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i Komisionit;
    ç) Raporton periodikisht pranë Kryeministrit për veprimtarinë e Komisionit.
  3. Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.
  4. Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.
  5. Titullarët e institucioneve përgjegjëse të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë Komision.
  6. Vendimi nr.177, datë 26.3.2014, i Këshillit të Ministrave, ‘Për krijimin, përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë dhe detyrat e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare’, i ndryshuar, shfuqizohet.
  7. Ngarkohen Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe institucionet e përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.
    Lidhur me ‘Marrëveshjen e Detit’, të përmendur së fundmi nga Mitsotakis si një kusht për vijimin e përkrahjes së Greqisë në integrimin e Shqipërisë në BE, në një intervistë të dhënë për ‘Euroneës Greece’ Rama tha se me qeverinë e mëparshme janë bërë përparime, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për arritje e një konsensusi me ekzekutivin e ri.

Shkruaj nje koment