Marrëveshja me Pfizer, Rama: Më gjeni një vend që e ka publikuar

0
174

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat është pyetur nga gazetarët në lidhje me kontratën me kompaninë Pfizer për vaksinën anti-COVID.
Rama është shprehur se marrëveshja nuk do të bëhet publike pasi është sekret tregtar, ndërsa ka theksuar se asnjë vend i BE-së nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike, përtej dëshirës sime. Dëshira ime ishte që ta bëja publike, por kontratat janë kontrata, klauzola është aty. Nëse do të gjeni një vend të BE apo një tjetër që e ka bërë publike, ne do jemi vendi i dytë. Është lehtësisht e verifikueshme se paratë që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Nuk duhet ta ushqeni popullin me këto konspiracioni idiotësie. U mbush kjo botë me lloj lloj marrëzish. Është shumë e thjeshtë: Pfizer ka një kontratë me gjithë vendet dhe asnjëra nuk është publike. Unë këtë nuk e dija dhe thashë që do të bëhet publike në Parlament dhe më thanë që nuk bëhet sepse mbulohet nga sekreti tragtar. Nëse ju gjeni një vend që e ka bërë publike kontratën ne do të jemi vendi i dytë. I kemi paratë për të vaksinuar të gjithë shqiptarët”,- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here