Marrëveshja për Butrintin, aktivistët protestojnë para AADF-së

0
137

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë vijuar protestën kundër marrëveshjes për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Anëtarë të aleancës janë mbledhur para zyrave të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) që në bazë të marrëveshjes, bashkë në Ministrinë e Kulturës, do të krijojnë një fondacion për menaxhimin e Butrintit.

Nesër aktivistët do të zhvillojnë protestë para Kuvendit, ku do të mbahet edhe seanca plenare për miratimin e marrëveshjes.

Dje Komisioni i Ekonomisë dhe Financave me votat e maxhorancës rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend ligjin për Butrintin.

Aleanca kundërshton edhe dhënien me koncesion të Amfiteatrit të Durrësit, plani për të cilin u publikua dy ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here