Marrëveshja Rama-Meloni, gazetari italian: Është antikushtetuese, ‘kërcënohet’ nga mafia

0
31

Ish-ministri Ditmir Bushati ka zhvilluar një intervistë me gazetarin italian Roberto Saviano, i cili njihet për denoncimet e vazhdueshme që i ka bërë ndër vite mafies italiane. Saviano mbrohet prej 18 vitesh nga mafia italiane, pikërisht, për shkak të denoncimeve që ka bërë.

Në podcast me Bushatin, Saviano ka folur edhe për marrëveshjen Itali-Shqipëri për refugjatët. Gazetari ka shprehur hapur rezervat e tij për marrëveshjen në fjalë të cilën e ka cilësuar antikushtetuese.

Ai tha se për Italinë do të ketë jo vetëm kosto ekonomike, por edhe logjistike, duke theksuar se vetë juridiksioni është një çështje komplekse.

“Unë gjykoj se ky vendim jo vetëm që nuk do të prodhojë gjë, por do të kthehet në një kosto shtesë si në terma ekonomikë ashtu edhe logjistikë për Italinë. Para së gjithash kemi një problem juridiksioni. Pra, që juridiksioni italian do të shtrihej në një territor ekstra-europian, thjesht përmes shtrëngimit të duarve të kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni.

Kjo do të thotë se në ato qendra nuk do të zbatohet ligji shqiptar, por ai italian. Dhe vetëm kjo është një çështje shumë problematike, shumë konfliktuale. Kush do të vendoset për lirinë personale të emigrantet që pritet të riatdhesohet? Kjo marrëveshje është qartësisht antikushtetuese”, tha Saviano.

I pyetur se sa e rrezikuar është kjo marrëveshje nga krimi dhe mafia, Saviano tha se mafia shqiptare mund të rrezikojë të marrë në dorë marrëveshjen.

“Duke iu përgjigjur pyetjes tënde të fundit, pra nëse ekziston rreziku i penetrimeve mafioze dhe si. Dhe pse e them këtë? Sepse organizatat mafioze tashmë kanë penetruar. Për shembull, në disa qendra italiane, për të menaxhuar mensat, për të menaxhuar zinxhirin e emigrantëve, edhe pse në Itali fitohet pak. Fitimi i vërtetë janë trafikantët dhe aty futen mafiet shqiptare, organizatat kriminale tuniziane, organizatat kriminale turke. Pra ka të ngjarë përveçse ku nuk do e bënin sepse ende mendojnë se mund të fitohet pak nga kjo punë, që organizatat kriminale shqiptare të futen dhe ta shtien në dorë ktë punë”, tha gazetari italian.