Marrëveshja Rama-Meloni, gazetari italian: S’ka qartësi për kampin e refugjatëve

0
85

Gazetari italian Massimiliano Scagliarini foli rreth marrëveshjes për emigrantët të nënshkruar mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij Meloni.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se kjo marrëveshje është shumë e vështirë të realizohet, ndërsa shtoi se në Itali është pritur me skepticizëm dhe me kritika të shumta.

Ai tha se ende nuk ka shumë qartësi se si do të funksionojë kampi i refugjatëve në Shqipëri, ndërsa theksoi se në Itali kjo çështje po shkohet si një tentativë e kryeministres Meloni për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Italisë.

Shkruaj nje koment