Masakër në Shkodër, vriten 4 persona dhe plagosen 2 të tjerë

0
161

Një masakër e vërtetë është ngjarja që ka tronditur mbrëmjën e djeshme Velipojën. Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sherri që ka ndodhur gjatë natës në Shkodër. Policia e këtij qyteti sqaron se gjithçka ka nisur rreth orës 00:30 në Velipojë në zonën e njohur si Pulaj.

Një konflikt i çastit i nisur për për shezlongë ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të vdekur. Viktimat e këtij sherri janë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur H. V. 54 vjeç, dhe  E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Në vend ngjarje kanë shkuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, por dhe një grup special i RENEA. Po ashtu bëhet me dije se dhe drejtuesit më të lartë të policisë kanë shkuar në vendin ku ndodhur ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës.

Sipas Drejtorit të Policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur pranë hotel ‘Gocaj’ dhe është sekuestruar një pistoletë. Gjithashtu ai bëri me dije se, është përdorur më shume se një armë dhe shumë shpejt pritet të ketë të arrestuar.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA. Gjithashtu mësohet se në vendgjarje ka shkaur dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here