“Masakra” mjedisore në Butrint, Gjykata e Sarandës liron inspektorin dhe specialistin e zonave të mbrojtura

0
161

Gjykata e Sarandës ka liruar dy të arrestuarit, të cilët u vunë në pranga të enjten me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me mosveprimin duke lejuar hedhjen e inerteve dhe ndërtimin e mureve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, Pemës së Thatë dhe Lagunës në Ksamil.

Për inspektorin e 

ARZM, Çane Aliaj, 62 vjeç, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” ndërsa për Sokol Xhyheri, 37 vjeç, specialist në ARZM, kërkoi masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Ndërkohë në seancën e mbajtur mëngjesin e së dielës, Gjyqtarja Dejvi Çelçima i ka quajtur të pamjaftueshme provat e Prokurorisë. Në përfundim të seancës ajo ka vendosur vetëm masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të arrestuarit.

Shkruaj nje koment