Masakra ne Velipoje/ Fshati digjet Rama krihet

0
151

Katër persona mbetën të vrarë pak orë më parë në Velipojë për shkak të një sherri banal në lidhje me ndarjen e rërës dhe vendosjes së shezlongëve në plazh. Megjithëse kjo ngjarje konsiderohet si masakër, kryeministri Rama përshëndeti mëngjesin e sotme shqiptarët me një pamje të qetë nga Velipoja si të mos ketë ndodhur asgjë.

Kryeministri ndau në rrjetet e tij sociale dy foto nga bregdeti i Velipojës dhe përkrah tyre shkroi:

“Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur”.

Duke mos e kuptuar nëse ky mesazh ishte një provokim apo tallje nga ana e kryeministrit, qytetarët nxituan të reagonin të revoltuar me indiferencën e tij. Nuk dihet nëse ky postim ka qenë më herët i planifikuar dhe është postuar pavarësisht rrethanave, por në çdo lloj rasti ky veprim tregon mungesë ndjeshmërie nga ana e kryeministrit dhe papërgjegjshmëri nga stafi që merret me publikimin e postimeve në rrjete sociale.

Pa bërë ende asnjë reagim, postimi i Velipojës së qetë u fshi nga faqja e kryeministrit Rama dhe u zëvendësua me një tjetër nga investimi në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Megjithatë qytetarët nuk e kanë harruar postimin e mëparshëm dhe sërish kanë vërshuar me komente kundër kryeministrit.

“O z.kryeministër pse e fshive postimin e Velipojës që postove pak më parë? Pse nuk fshin ministrin e Brendshëm nga ai institucion që nuk di ta bëj atë punë? E di ti që njerëzit po humbasin besimin tek shteti sepse nuk ndihen të sigurtë me këtë polici që kemi? Policia është katandis ku thërret qameti, nuk ka autoritet në rrugë sepse të fortët po sundojnë vendin. Investoni tek policia e shtetit dhe kërkoni llogari nga ata, sepse një vend i qetë dhe i sigurtë është çelësi i suksesit i një të ardhme me të mirë.”

“Populli po vritet rrugës kemi shtet apo jo o burrë shteti???”

“4 viktima o kryeministër dhe asnjë fjalë, asnjë reagim, nuk janë pula, por dy prej tyre 20-vjeçar”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here