“Masat anti-covid”, Manastirliu në konferencë: Numri i të shtruarve në spitale është rritur

0
136

Komiteti Teknik në konferencën e sotme për situatën epidemiologjike bëri me dije pas vlerësimit të realizuar është vënë  re një rritje e incidencës dy javore.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se ka rritje të numrave të rasteve në të të prekurve dhe të pacientëve të shtruar në spitale.

“Në spitalet Covid ka rritje të shtrimeve, nuk jemi në situatë alarmante , por tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar. Në 14 ditët e fundit pacientët kanë pësuar rritje. Edhe për rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive  ka pasur rritje”, tha Manastirliu.

Po ashtu ajo theksoi se efekti i rritjes së numrave këto dy javë vjen edhe si pasojë e festave apo grumbullimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here