MASH: Ne klasa nuk do te kete me shume se 30 nxenes

0
108

Në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, një klasë nuk mund të ketë më shumë se 30 nxënës. Përmes një udhëzimi, Ministria e Arsimit ka vendosur të ulë numrin e nxënësve që do të qëndrojnë në klasë gjatë procesit mësimor.

Deri tani, në shkollat e ciklit bazë dhe atij të mesëm në një klasë mund të qëndronin deri në 35 nxënës. Ndërsa me udhëzimin e ri, ky numër është ulur në 30. Sipas Ministrisë së Arsimit, ky vendim u ndërmor për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

Po ashtu, për shkollat me mbi 800 nxënës do të caktohen 3 nëndrejtorë që do i bashkohen mësimdhënies së bashku me mësuesit e tjerë.

Ngritja e shkollave të reja ka bërë që në shumicën e institucioneve arsimore, të hiqet mësimi me dy turne. Kjo e fundit aktualisht po zhvillohet vetem në ato shkolla të cilat janë ende në procesin e rindërtimit.

Shkruaj nje koment