Mashkullora ,fshati ” i trimave të Cecos ” që po përjeton “eksodin masiv”

0
83

Afër shpatit të Malit të Gjerë, rreth 7 kilometra në veri të Gjirokastrës ndodhet fshati Mashkullor. I njohur për vlerat e tij natyrore por edhe historike e kulturore .”Fshati i Cecos” .Pak histori :

“Më 18 Mars 1908, çeta e kapedan Çerçiz Topullit do të zhvillonte në fshatin Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës një ndër betejat me të ashpra të shekullit të kaluar të rezistencës patriotike shqiptare. Lufta e Mashkullorës do të ishte ndër ngjarjet më të spikatura të rezistencës patriotike të viteve 1908-1910 të cilat do ti paraprinin Shpalljes së Pavarësisë. “

I shquar si fshati që merrej kryesisht me bujqësi e blegtori ,dikur një fshat i rëndësishëm, sot aty gjen një pakicë njerëzish që vazhdojnë të punojnë në serat e tyre. Prej kohësh ky fshat është braktisur jo vetëm nga të rinj por edhe nga mosha e dytë të cilët janë shpërngulur në Gjirokastër apo kanë zgjedhur rrugën e emigrimit .

Tek sa ecën në rrugët e fshatit ,shikon tek-tuk ndonjë banorë i cili i ka mbijetuar “eksodit masiv” .Sigurisht që ata që gjen janë mbi moshën 60 vjeç.Të moshuar që koha nuk i mposht por mbijetojnë me forcat e tyre ndonëse në ato vite kur duhet të gjenin çlodhje .Të pamjaftuar me pensionet ,ata vazhdojnë të mbjellin diçka sa për të mbajtur frymën gjallë.

“Kam vite banorë i këtij fshati .Dikur ka qenë ndryshe ,ka pas jetë fshati.Tani të vjen mall të shikosh njerëz .Unë merrem me bujqësi jam 72 vjeç ,kam bërë një si serë të vogël e mbjellë aty ndonjë frutë a perime.Nuk kemi mundësi ekonomike me pensionet që na jep qeveria nuk na dalin.Fëmijën e kam në emigrim po ka familjen e tij ,nuk dua ti bie në qafë.Jetojmë bashkë me zonjën ,këtu lindëm këtu do vdesim”-thotë një i moshuar.

Dashuria për të renë nuk mungon ,ndonëse të rinjtë kanë braktisur vendin dhe kthehen shumë rrallë, malli për fshatin është i dukshëm.

“Jam kthyer nga emigrimi ,kam dy javë ,do iki sërish .U çmalla më familjen e do iki në Greqi ku punojë .Mundohem ta ndihmoj ,më vjen keq për fshatin .Gjithandej ka varfëri ,kanë mbetur shtëpitë boshë.Të rinjtë ,ne u larguam ,po mosha e tretë nuk do jetojë përjetë”-shprehet kështu një 33 vjeçar i kthyer vetëm për disa ditë në vendlindje.

Fshatrat e Gjirokastrës prej kohësh vuajnë për banorë ,çdo ditë që kalon ato vetëm zbrazen duke lënë tokat pa mbjellë ,shtëpitë të braktisura ,dhe një fshat të tërë që hesht.Me heshtjen e tij ai tregon vuajtjet më të mëdha që po kalon.Janë të rinjtë ata që i japin ngjyra një vendi ,ku fatkeqësisht sot po merr gjithnjë e më shumë ngjyra bardhë e zi .

Shkruaj nje koment