Mashtrimi me rritjen e pagave/ Mësuesit, mjekët dhe infermierët 0% rritje, deputetët dhe ministrat deri në 90%

0
146

Reforma e re e pagave rriti me tej pabarazinë këtë vit buxhetor, teksa punonjësve në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7 për qind rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv/ ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave që po diskutohet në Kuvend.

Sipas projektligjit për “Kompetencat për caktimin e pagave” që pritët të miratohet nesër ne seancë plenare deputetët përfitojnë rritjen më të madhe me 98 për qind, duke e çuar pagën bruto me 310,250 lekë nga 156,777 lekë që është aktualisht. Pas miratimit nga Kuvendi rritja do të hyjë në fuqi që nga 1 prilli e këtij viti.

Paga e Ministrave rritet me 82 për qind, duke shkuar në 310,250 lekë në muaj nga 174,760 lekë që është aktualisht. Rritje me mbi 72% pësoi edhe paga e kryeministrit dje Kryetarit të Kuvendit, ndërsa paga më e lartë në vend ajo e Presidentit që është në krye të hierarkisë së pagave arriti me 425.000 lekë nga 257, 000 lekë që është aktualisht me rritje 65%.

Por nga ana tjetër trupa më e madhe e administratës përfitoi nga 1 prilli i këtij vetëm me 7 për qind rritje. Praktikisht rritja reale e pagave të tyre është zero për qind pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacionin i cili vitin e kaluar ishte 6.7%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here