
Një 31-vjeçare që akuzohet se ka mashtruar disa shtetas se do tu jepte leje punësimi për në Gjermani është arrestuar bashkë me bashkëpuntorin e saj në Tiranë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në bazë edhe të denoncimeve të marra nga qytetarë të ndryshëm, siguruan prova se një shtetase vijonte të mashtronte përmes pajisjeve elektronike, shtetas të ndryshëm, me qëllim përfitimin, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për këtë krim.