Matilda Sala i bën atë që nuk thuhet Rilindjes se Ramës

0
156

Njera prej kandidateve te perfolura per kryetare e Keshillit te Qarkut Gjirokaster Matilda Sala, eshte terhequr nga funksionet politike qe mbante ne PS e Tepelenes.

Lajmi eshte konfirmuar nga Jugunews.net cka eshte nje ogur i mire per zhvillimet e mepasshme politike ne jug. Zonja Sala nje emer me peshe intelektuale dhe stature politike ne Tepelene dhe jo vetem, u terhoq nga posti i keshilltares ne Keshillin e Qarkut te Gjirokastres si dhe nga posti i keshilltares bashkiake te Tepelenes pak ore para konstituimit te ketij organi te nivelit te dyte vendor. Vendimi i Sales ka ardhur si pergjigje direkte ndaj Bledi Cucit kryesuesit te listes se deputeteve te PS ne Qarkun e Gjirokastres.

Ky i fundit vendosi per te propozuar ne mbledhjen konstituese te Keshillit te Qarkut te Gjirokastres si kandidature te vetme dhe konsensuale per postin e drejtueses se Keshillit te Qarkut, emrin e Lindita Roves prej 6 vitesh drejtuese e DAR Gjirokaster. Veprimi i Cucit ngjalli debat te ashper mes tij dhe kryebashkiakut te Tepelenes Termet Peci i cili ishte perkrahes i hapur i Sales per te qene ajo kryetare e Keshillit te Qarkut Gjirokaster.

Pavaresisht te gjitha zhvillimeve, te tre kandidatet qe perfliteshin per te qene kryetare te Keshillit te Qarkut Gjirokaster Lindita Rova, Matilda Sala dhe Bledi Kaci, jane emra qe gezojne mbeshtetje dhe respekt tek elektorati i majte dhe te formuar intelektualisht.

Per Matilda Salen, ky eshte zhgenjimi i trete qe peson nga Rilindja, pasi te parin e mori nga shmangia e saj per te qene deputete pas dorrezimit te mandatit te Flamur Golemit tre muaj me pare, zhgenjimi i dyte ishte refuzimi nga Rama per te qene kandidate per kryetare Bashkie te Tepelenes dhe i treti kjo qe ndodhi.

Tashme zonjes Sala, nuk i ngelet asgje tjeter vecse ti beje ate qe nuk thuhet Rilindjes se Edi Rames.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here