Matura/ Ende pa mbaruar provimi, del teza e Gjuhë-letërsisë. Denoncimi nga PD

0
194

Ende pa mbaruar provimi për Maturën Shtetërore, është bërë publik në rrjetet sociale teza e lëndës së Gjuhë-letërsisë e cila ka nisur që prej orës 10.00.

Ky fakt është denoncuar nga nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i cili ka bërë përgjegjës Ministrinë e Arsimit pavarësisht se ka deklaruar më parë marrjen e masave të rrepta

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

Teza e maturës së Letërsisë

përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës.

Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, shkruan deputeti demokrat.

33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë janë duke iu nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por duket se edhe pse MAS ka ndërmarrë një plan masash, duke angazhuar rreth 7000 mësues në monitorimin e

maturantëve, sërish nuk kanë munguar celularët në klasa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here