Mazhoranca nuk ndalet as pas denoncimit nga KiE, rrëzon dekretin e Metës

0
125

Mazhoranca nuk ndalet, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian dhe të OSBE, madje as pasi Këshilli i Europës vendosi të kërkojë shqyrtim të paketës antishpifje nga Komisioni i Venecias.
Komisioni i Medias ka rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e paketës antishpifje.
Vetëm një ditë më parë, Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar të njëjtin dekret, i cili ia kishte rikthyer Kuvendit për rishqyrtim më datë 12 janar të këtij viti.
Presidenca përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi i cili ka argumentuar dhe i ka bërë thirrje Kuvendit të bëjë ndryshimet e duhura, pasi siç ka cituar dhe Meta në argumentimin e tij ligjor, ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe cenon fjalën e lirë duke rrezikuar seriozisht dhe integrimin e vendit.
Paketa ligjore e quajtur ‘antishpifje’ u miratua në Parlamentin e Shqipërisë në dhjetor të muajit të shkuar përmes kundërshtive të shumta nga komuniteti i gazetarëve dhe organizmave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe ato të medias.
Siç pritej dhe shpresoj Presidenti Meta e riktheu për shqyrtim në Kuvend duke argumentuar se: “Ligji shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here