Mbeshtetja nga CDU ja Gjermane, kryetari i PD-se Lulzim Basha takim me Gunther-Krichbaum

0
94

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në selinë e kësaj partie z. Gunther Krichbaum, Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.Z. Basha i shprehu z. Krichbaum mirënjohjen e thellë për kontributin e tij të veçantë dhe të CDU-së në mbështetje të PD-së dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë.Partia Demokratike është thellësisht e pëkushtuar për të kontribuar në proceesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si interesi më madhor i shqiptarëve.Z. Basha theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar i Partisë Demokratike, jetik për ecjen përpara dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara ne botë dhe kjo e bën edhe me emergjente luftën kundër këtij fenomeni. Partia Demokratike mbështet punën e institucioneve të drejtësisë dhe inkurajon SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë ata që kanë abuzuar më paratë dhe besimin e qytetarëve.Z. Basha e njohu z. Krichbaum edhe me iniciativën për vetting-un e politikanëve, proçes i cili synon të pastrojë politikën duke bërë transparencë mbi ligjshmërinë e pasurisë dhe pastërtinë e figurës në raport me lidhjet me krimin e organizuar të politikanëve.Një vend të veçantë në këtë takim zuri edhe reforma zgjedhore dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fuqi votës së qytetarëve dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kryetari i PD e njohu me propozimet e Partisë Demokratike për listat 100% të hapuara, që qytetarët të zgjedhin vetë deputetin që do t’i përfaqësojë, votim dhe numërim elektronik, votën e diasporës dhe rritjen e masave ndëshkuese për përdorimin e administrates dhe fondeve publike për qëllime elektorale.Duke u ndalur te zhvillimet në Partinë Demokratike, z. Basha theksoi se partia është në një proces riorganizimi të saj, ku shumë të rinj tashmë janë bërë pjesë e përgjegjësisë për të ndërtuar alternativën që presin dhe  duan shqiptarët. Brenda marsit të vitit të ardhshëm, PD do të përzgjedhë ekipin e kandidatëve për deputetë dhe do të nisë diskutimet publike mbi programin e saj, me propozime dhe objektiva që do ta ndryshojnë Shqipërinë dhe përshpejtojnë futjen e saj në BE.

Shkruaj nje koment