Mbetjet plastike në oqeane,shpiket pajisja e pastrimit

0
49

Një grup shkencëtarësh gjermanë kanë shpikur një pajisje të re e cila ka si qëllim kryesor të pastrojë mbetjet që pluskojnë në ujërat e Oqeanit Paqësor, por edhe mikroplastikën.
Kjo lloj pajisjeje është përdorur dhe në teste të mëparshme por janë prishur dhe nuk kanë mbledhur as plastikë.
Me rregullimin e disa problemeve teknike, pajisja 600 metra e gjatë ka filluar më në fund që të mbledhë në mënyrë efektive mbetje plastike në sipërfaqen e oqeanit.
Sipas raportimeve, midis 600,000 dhe 800,000 ton metrikë pajisje peshkimi humbasin ose braktisen çdo vit, ndërsa tetë milion ton mbeturina plastike dalin përfundojnë në det nga plazhet.
Krijuesi i projektit ‘Ocean Cleanup’, Boyan Slat , ndau pamje të pajisjes në Twitter.
“Sistemi jonë i pastrimit të oqeaneve ka filluar më në fund që të kapë plastikë, nga rrjetat një tonshe të peshkimit e deri tek mikroplastika.”

Shkruaj nje koment