Mbeturinat mbulojnë Humelicën /Mungojnë koshat,banorët i djegin!

0
53

E mbuluar nga mbeturinat ,fshati Humelicë ,njësia administrative Cepo ,vetëm 12 km nga qendra e Gjirokastrës,vuan prej vitesh mungesën e investimeve.Kohët e fundit krahas shqetësimeve të ndryshme i është shtuar edhe ai i ndotjes që vjen si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve vendore.Mungesa e koshave të mbeturinave i detyron banorët e fshatit ti hedhin këto të fundit ku të kenë mundësi.Për të evituar shtimin e tyre i djegin duke sjellë njëkohësisht edhe ndotjen e ajrit.Gjatë sezonit veror siç vetë banorët pohojnë ishte e pamundur qëndrimi në oborret dhe verandat e tyre.Mbeturinat u kanë pushtuar pragjet e shtëpive .Ndërsa janë kthyer në një kërcënim serioz për jetën e tyre.
” Nuk kemi kosha ,mbeturinat i hedhim pak metra larg shtëpisë.I mbledhim aty më pas i djegim.Na mbyt era.Është e pamundur të qëndrosh në shtëpi jashtë.Kemi kërkuar të meren masa.Të na pajisin me kosha por ende asgjë.”-thotë një banor i fshatit.


“Kështu bëjmë të gjithë si fshat.I hedhim aty jashtë ,më pas qentë e macet i hapin gjithandej .Ne kemi kërkuar të vendosen kosha dhe të vijnë ti pastrojnë pasi paguajmë taksa.Nuk është faji jonë që mungojnë.Më të shqetësuar jemi për fëmijët ,i kemi të vegjël aty ku janë mbeturinat aty dhe luajnë.Mikrobi sheshit po as është bërë ndonjëherë ndonjë gjë as nuk kemi shpresa”-thotë një tjetër banore.


Humelica po mbulohet nga mbeturinat ,veç infrastrukturës rrugore apo problemeve të tjera jetike ,plot 200 familje duhet të përballen edhe me rrezikun për jetën ,pasi mbeturinat mund të kthehen në një burim të sigurtë infeksioni.Por derisa instancat nuk veprojnë ky rrezik rritet nga dita në ditë.

Shkruaj nje koment