Mbi 1600 gazetarë të vrarë në 20 vjet, Rusia mban vendin e parë në Evropë

0
100

Rusia renditet e para në Evropë për sa i përket numrit të gazetarëve të vrarë gjatë kryerjes së detyrës, thekson një raport i organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufi.

Siç theksohet në raport, sulmet sistematike ndaj lirisë së shtypit në Rusi janë intensifikuar që nga viti 2001, viktima të dhunës në këtë vend kanë qenë 37 punonjës të medias, përfshirë Anna Politkovskaya e cila u vra më 7 tetor 2006.

Organizata e konsideron luftën në Ukrainë si një nga shkaqet e numrit të madh të viktimave mes gazetarëve në Ukrainë.Në dy dekadat e fundit, 20 punonjës të medias janë vrarë, duke përfshirë tetë që nga fillimi i pushtimit rus.

Shkruaj nje koment