
Mungesa e fuqise punetore eshte kthyer ne nje sfide thelbesore per bizneset shqiptare vecanerisht gjate ketij viti. 74% e sipermarresve vendas shprehen se hasin veshtiresi ne sigurimin e fuqise punetore,referuar sondazhit me te fundit mbi disponueshmerine dhe cilesine e fuqise punetore te zhvilluar nga Keshilli i Investimeve. Raporti analizon mosperputhjet ne raportin punedhenes-punemarres dhe perfshin rreth 250 sipermarres dhe 260 te rinj te anketuar gjithsej. Nga njera ane,sipermarresit rendisin si arsyen kryesore te ketij ngerçi,mosperputhjen e sistemit arsimor me nevojat e sektorit privat,sa i perket pritshmerive ne aspektin e kualifikimit te fuqise punetore. Nga krahu tjeter,edhe te rinjte kane kerkesat e tyre ndaj punedhenesve. Pagat e uleta mbeten faktori dominues i pakenaqesise dhe dekurajimit te tyre nga tregu lokal,cka favorizon opsionin e largimit nga vendi apo emigrimin drejt shteteve kryesisht Europiane.