Mbi 900 aksidente në tetë muaj, kryesojnë të rinjtë; INSTAT: Shifrat në rritje, ky është bilanci për gushtin

0
125

Në muajin gusht numërohen 134 aksidente rrugore, duke shënuar rritje me 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tetëmujori i këtij viti paraqitet një rritje prej 20,1 %, pasi janë regjistruar 919 aksidente rrugore.

Kështu raporton INSTAT, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 200 persona. Ndërsa sa i përket bilancit të tetëmujorit, numri i të aksidentuarve është 1.250 persona nga 980 persona në 2020.

Ndërkohë numri i viktimave për muajin që lamë pas është 26 persona, ndërsa përgjatë tetëmujorit kanë humbur jetën 144 persona.

INSTAT thotë se aksidentet rrugore, në 84,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa sa i takon tetëmujorit, aksidentet në 15,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here