Mbi raportin me Turqinë dhe memorialin e Erdoganit

0
166

Nga Skerdjan Dhuli

Tiranen e ketyre diteve vec vapes sfilitese, e ka ndezur edhe debati mbi memorialin e disa shtetasve turq, mbrojtes te Erdogan (sipas meje diktator ne renie, po ky eshte debat tjeter) te rene ne betejen e pazabardhur por te quajtur grusht shteti mbi uren e Bosforit.

Pyetja qe vlen ne keto raste eshte kjo: A na intereson valle kaq shume kjo marrdhenie ne kufijte e varesise ndaj Turqise ne aleancat tona gjeo-politike dhe strategjike, sa te lejojme marrezi te tilla ne mes te Tiranes, duke i bere karshillek gjithe Europes ? Une them se jo. Shqiperia nder vite, pervec gjithe te zezave qe ne shumice ja krijon vetes, ka edhe nje barre mbi vete kur vjen fjala per raportin e saj me Perendimin, Turqine.

Turqia, sidomos ne kohen e mbreterimit te Erdogan, ne menyre fasade eshte perpjekur te te shitet si mbrojtesi i madh yni ne rajon, mbrojtje e cila me shume ka kosto sesa benefite. Pse ? Sepse qe te kishte benefite duhet qe Turqia te sillte investime ne Shqiperi. A ka sjelle ? Jo. Sot nuk kemi asnje investim turk ne vendin tone. Asnje. Kemi vetem disa kompani turke qe kane privatizuar ose blere ato Shqiptare te meparshmet, te cilat vetem na rrjepin. Sepse te me thuash qe Turqia eshte aleati yne me i madh ne Ballkan, nuk mund ta pranoj kurresesi perderisa investimet e saj me te medha jane ne Serbi.

Atehere si ? Shqiperise i ngre fondacione qe paguajne diplomante e doktorante, ndersa ne Serbi investon miliona Euro ? Kjo nuk eshte aleance. Ne nuk mundet qe parate e investimeve tja marrim Europes, ndersa dashurine tja japim Turqise, edhe pse ne hava e pa asnje arsye, nderkohe qe i kemi pare vetem sherrin. Ne Shqiperi nderton Xhami ndersa ne Serbi industri ? Jo. As kjo nuk pranohet. Qe te jemi te qarte. Une si shqiptar musliman jam kunder faktit qe ne Shqiperi xhamite i nderton Turqia, sic jam kunder qe Kishat Katolike i nderton Italia e ato Ortodokse i nderton Greku. Po ky eshte debat tjeter… Te kthehemi tek Turqia. Na thuhet se Shqiperine e ka mbrojtur.

Pyetja eshte: Nga kush ? Shqiperia sot eshte anetare e aleances me te sigurt te botes, NATO. Nga kush ka frike Shqiperia ? Dokrra te tilla nuk i pranojne njerez qe kane minimumin e respektit per veten dhe per inteligjencen minimale te tyre. Ku ja kemi pare sherrin ? Ja kemi pare ne rrugen tone Europiane. Turqia si barrikade jona edhe pse sna duhet, rast e pa rast, ka bere qe bezdine qe ai shtet i krijon Europes, po deshet edhe nga pikpamja fetare, e kane shkarkuar edhe tek Shqiperia. Nuk eshte utopi nese themi qe Shqiperia shume pasoja ne Europe i vuan per shkak te shumices se saj te popullsise qe i perkasin fese islame, sic edhe une.

Po ky nuk eshte problem ne vetvete. Une jam i lumtur si musliman. I palumtur jam kur fese islame ne Shqiperi i del zot dhe mbrojtes Turqia. Muslimani shqiptar eshte Shqiptar, jo Turk. Pike. Zgjatimet e tjera me kete diskutim marrin zero rendesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here