Mbifaturimet abuzive, qytetarët kundër OSHEE, Bejko: Skemë vjedhjeje masive ndaj qytetarëve

OSHEE është vënë sërish nën akuzë për mbifaturim të energjisë elektrike. Me fatura në dorë, dhjetëra qytetarë të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit, u janë drejtuar zyrave të kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë, ku kanë paraqitur ankesa për kilovatët e faturuar. Disa prej tyre shprehen se janë ankuar disa herë të tjera, por nuk kanë marrë zgjidhje. Punonjëset e Shërbimit Ndaj Klientit, u thonë se faturimet janë bërë sipas konsumit dhe se gjithcka është në rregull. Por banorët shprehen se atyre nuk u vjen asnjë faturist nëpër shtëpi që të shohë sahatët dhe se faturimet kryhen me hamendje. Disa të tjerë kanë refuzuar ta paguajnë faturën, pasi nuk kanë marrë përgjigje për ankesat e mëparshme. Denoncimet vijojnë për abuzime të pretenduara nga konsumatorët. Një pensionist nga lagje Zinxhira, shprehet për Jugunews.net se 870 kw mbifaturim më ka ardhur këtë muaj, ja fatura, e kam parë numrin e sahatit e kam sjellë kopje, kam depozituar ankesën, prej dy javësh. Nuk ka ardhur askush të më shikoj sahatin, ka ardhur një elektricist në fillim të muajit, por ata e heqin atë që ka parë sahatin. Këtu i kam të gjitha të dhënat që i kam sqaruar dhe në kërkesë. Këto punonjëset më thonë ankohu, por ku? Ka dy tri javë që është bërë ankesa, por deri tani asgjë-shprehet Zylfo Manaj pensionisti 73 vjecar nga lagje Zinxhira. Banorët i kërkojnë OSHEE të ndalë abuzimet, ndërsa opozita lokale përmes kreut të saj Roland Bejko, akuzon korporatën energjitike, se është përfshirë në një skemë vjedhjeje masive të qytetarëve. Zoti Rama shpërblimin e Vitit të Ri për pensionistët u’a mori trefish në janar me mbifaturime abuzive dhe kjo nuk është hera e parë që OSHEE është nën akuzë për mbifaturim të energjisë elektrike-është shprehur Bejko për Jugunews.net.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment