Mbijetesa/Çoçlli : Prisni surpriza nga Luftëtari!

0
198

Trajneri i Luftëtarit është shprehur optimist lidhur me gjendjen e ekipit dhe rrezikun që i kanoset për rrëzimin nga kategoria.

Çoçlli :
Që në fillim kishim besim dhe ndjesi se djemtë do të luanin mirë. Gjatë javës skuadra kishte entuziazëm, djemtë janë stërvitur me besimin maksimal. Formuam një grup ndryshe edhe për shkak të merkatos dhe tashmë në garë kemi një ekip ndryshe. Në vazhdim besoj se do të jemi më mirë, ekipi do të ketë rritje.Kam thënë se nga kjo skuadër do shihni surpriza. Vazhdoj të insistoj sepse ka skuadër me djem shumë të mirë që duan të punojnë. Ne po punojmë me strategji për një ekip solid dhe që javë pas jave të prodhojmë futboll.Garantoj dhe jam shumë i bindur se nga kjo skuadër do të shihni shumë surpriza. Po punojmë shumë. Kur tolerohet shoh dhe them se po tolerohet. Ne kemi strategji të qartë pretendojmë që të rrisim elementin e ri dhe ta përpunojmë që ta çojmë në nivele më të larta. Idetë e mia i kam të qarta për të bërë atë punë që kam marrë përsipër. Jam i bindur se ky Luftëtar për nga loja do t’i kënaq të gjithë , mund të zbresim, por strategjinë e kemi të qartë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here