Mbijetesë” me remitanca- Afro 43 mijë familje jetojnë vetëm me dërgesa emigrantësh

0
140

Rreth 43 mijë familje shqiptare kanë remitancat si të vetmin burim jetese. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për financat dhe konsumin e familjeve shqiptare gjatë këtij viti evidenton edhe njëherë varësinë e lartë të Shqipërisë ndaj remitancave.

Afërsisht 23% e gjithë familjeve marrin dërgesa nga jashtë, ndërsa 6% e familjeve nuk kanë burim tjetër veç tyre. Për rreth 60% të familjeve, të ardhurat nga remitancat janë më pak se 1200 euro në vit ose 100 euro në muaj.

Ndërkohë, familjet që marrin remitanca i shpenzojnë rreth 69% të të ardhurave mujore për ushqim. Duke kombinuar këto të dhëna, mund të arrijmë qartë në përfundimin se për shumë familje remitancat janë burimi që sigurojnë mbijetesën.

Mbështetur në të dhënat e vrojtimit, përqendrimi më i lartë i familjeve që marrin remitanca është në qarqet e Elbasanit, Tiranës dhe Vlorës. Për familjet që marrin remitanca, ato përbëjnë mesatarisht më shumë se një të tretën e të ardhurave të tyre mujore.

Nëse përfshirja financiare është një problem për gjithë shoqërinë shqiptare, për segmentin e familjeve që marrin remitanca ky problem është edhe më i theksuar.

Vetëm 7.5% e familjeve që marrin remitanca kanë një llogari bankare. Për shumicën e tyre, remitancat dërgohen në mënyrë informale ose përmes institucioneve financiare të posaçme, që kanë kosto ndjeshëm më të larta në raport me bankat.

Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin e këtij viti, dërgesat e emigrantëve në ekonominë shqiptarëve kishin vlerën e 520 milionë eurove.

Nëse shtojmë edhe të ardhurat neto nga puna jashtë vendit, vlera totale e remitancave arrin në 740 milionë euro. Kjo shifër përbën rreth 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here