Mbledhja e kabinetit, Rama nga Tepelena: Riorganizim procesit qeverisës. Gjiknuri e ka bërë punën mirë

0
120

 

Pas mbledhjes dy ditore të kabinetit qeverisës në Tepelenë, Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat duke zbuluar se gjatë saj është diskutuar për riorganizimin e procesit qeverisës.

“Kemi arritur në disa rezultate të rëndësishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një puls të ri por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisë duke theksuar rolin edhe të zëvendësministrave, duke përfshirë në vendimmarrje e proces të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme”.

Kreu i qeverisë foli edhe për shkarkimin e sekretariatit të Partisë Socialiste, ku u ndal edhe te Damian Gjiknuri i cili u largua nga posti i sekretarit të përgjithshëm.

Rama tha se nëse vendimmarrjet do të bazohen në thashetheme apo nga përfshirjet paraprake e kujtdo qoftë në një proces analize, apo hetimore, askush në vend nuk ngelet pa u bërë pis.

“Edhe në Asamble e kam bërë të qartë, lëvizja e sekretariatit nuk lidhet me atë që spekulohet për Damianin, ai e ka bërë punën mirë.

Lëvizjet tek ne bëhen vetëm në nevojën për ta çuar punën në një tjetër nivel.

Kam besuar dhe besoj gjithmonë se para të vënë në pozitë të tjerët, për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. Ndaj Partia Socialiste është këtu prej 10 vitesh”.

Shkruaj nje koment