
Për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla tha se një bashkëpunim më i mirë mes dy vendeve i kontribuon përparimit të bashkësisë shqiptare në Ballkan si dhe e bën rajonin dhe Evropën më të qëndrueshëm
“Kjo vetëdije e një strategjie të përbashkët vendimesh, nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon. Të shndërrojmë kufijtë në kufij formal mes nesh , por edhe me vendet fqinje të rajonit”, u shpreh Nikolla.
Ndërkaq Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës u ndal tek rreziku që vjen nga Serbia, duke kërkuar ndihmën e Tiranës zyrtare.
“Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj, që është destabilizimi i Kosovës dhe ndarja faktike e shtetit tonë, Serbia na lufton nga brenda dhe jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri te financimi dhe kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë”, theksoi Konjufca në fjalën e tij para deputetëve shqiptarë.
Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti u ndalën tek një shqetësim i përbashkët: nevoja për bashkëpunim dhe jo pengim i njëri-tjetrit.