Mblidhet Bordi, rritet me 5 lekë nafta, me 4 lekë benzina

1
146

Bordi i Transparencës ka publikuar sot cmimet e ndryshuara të shitjes së naftës, benzinës e gazit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, duke u rritur me 5 lekë nga hera e fundit, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183  lekë/litër

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189  lekë/litri, duke u rritur me 4 lekë nga hera e fundit ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here