Mbrëmja zhyt në terr lagjen Zinxhira/Mungon ndriçimi publik!

0
60

Sapo mbërrin mbrëmja ,lagjia Zinxhirra në Gjirokastër zhytet në terr.E gjithë rruga që të çon në këtë lagje lihet në errësirë totale ndonëse dritat janë të vendosura në të gjithë këtë segment rrugor,ato nuk ndizen.Banorët e kësaj lagjeje të çdo lloj grupmoshe detyrohen të lëvizin me elektrik dore me vete pasi është e pamundur ndryshe.Veç rrugës që është e degraduar ,banorët duhet të përballen edhe me këtë problem.

“Me vështirësi lëvizim,shkoi ora 18:00 ,nuk dalim dot nga shtëpia .Frikë kemi se errësirë është ,kemi dëgjuar plot raste ,që kanë dalë gra e burra për të blerë diçka e i kanë grabitur.Nuk i ndezin se dimë pse ,ose i ndezin vetëm tek zona më sipër ,pjesë -pjesë ,po ne të gjithë i paguajmë taksat njëlloj .Duam drita duam rrugë po për ne nuk mendon njeri fare”-shprehet një banor i zonës.

“Të vijë nata nuk del më njeri këtu mbyllen në shtëpi.Ku të shkojnë ,dimrit njëherë është keq fare ose kur është kohë e keqe.Nuk vendosin dot dy drita, çtë kërkojmë ne më shumë?Bien fëmija ,e të moshuar se nuk shikojnë ku kalojnë,rrëzohen e vriten,tek shteti jemi korrekt me taksat ,kur vjen puna tek shërbimet ndaj qytetarit ,shteti qëndron indeferent”-thotë një zotëri tjetër.

Mungesa e ndriçimit publik është prezente në shumë lagje të Gjirokastrës,ndonëse qytetarët paguajnë taksa ky shërbim nuk u ofrohet.

Shkruaj nje koment