Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

0
31

Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer, ka bërë të ditur Buckingham Palace.

Diagnoza u vendos së fundmi teksa Charles iu nënshtrua trajtimit në Klinikën e Londrës për një prostatë beninje të zmadhuar.

 “Gjatë procedurës së fundit spitalore të mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje e veçantë shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri.

Madhëria e tij ka filluar sot një orar të mjekimeve të rregullta, kohë gjatë së cilës ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, madhëria e tij do të vazhdojë të merret me punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht.

Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit në spital.

Ai mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.

“Madhështia e tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën e tij për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë në mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri.”, thuhet në deklaratën e Buckingham Palace.