Mbyllet klasa e pare greqisht, faji i BOTEM

0
415

pandeli-papa

Mbi 1500 nxënës të ciklit 9 vjecar dhe atë të mesëm në rrethin e Gjirokastrës që i përkasin minoritetit grek, kanë mungesa të theksuara të teksteve mësimore. I gjithë procesi mësimor prej fillimit të sezonit të ri shkollor, është i kompromentuar për shkak të mungesës së teksteve shkollore. Shkak është bërë mungesa e botimit të të gjithë librave nga shtëpia botuese shtetërore BOTEM, duke sjellë një shqetësim jo të paktë, kryesisht për nxënësit, mësuesit si dhe për prindërit e tyre. Nxënësit e klasave të para të shkollës së mesme “Pandeli Sotiri” në qytetin e Gjirokastrës, shprehen për jugunews, se nuk kanë se cfarë të mësojnë gjatë ditëve të para të shkollës. Ndërkaq drejtori i shkollës së gjuhëve të huaja “Pandeli Sotiri” e cila shërben edhe për mësimin në gjuhën greke të tre cikleve shkollore, Pandeli Papa, e ka shfaqur problematike situatën edhe për klasat fillore pasi sivjet ato nuk u celën sepse prindërit në mungesë të teksteve, i larguan fëmijët e tyre nga shkolla, duke i cuar në shkollat private. Për situatën në fjalë edhe bordi i prindërve minoritarë, ka apeluar për këtë cështje e cila është mjaft e mprehtë. Në Gjirokastër, funksionojnë mbi 20 shkolla ku mësojnë nxënës që i përkasin pakicës greke. Shteti shqiptar nuk përgjigjet për tekstet në gjuhën greke, cka është një detyrim ligjor. Në këto kushte, vetë mësuesit të cilët janë të parët që ndeshen me këtë anomali, kërkojnë ndihmën e Greqisë për të siguruar tekste, duke shkelur kësisoj, normat mësimore të aplikuara në Republikën e Shqipërisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here