Mbyllet Syri i Kaltër, shkak plagosja e turistëve nga rënia e një masivi shkëmbor

0
220

Pas incidentit të djeshëm ku mbetën të plagosur dy turistë në Syrin e Kaltër si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor pikërisht në këtë park është marr vendimi për mbylljen e tij deri në një kohë të papërcaktuar . Mbyllja e tij është kryer për arsye sigurie, dhe për të shmangur përsëritjen e incidentit të ditës së djeshme. Turisti grek që u plagos është Stilianis Bebis 47-vjeç, ndërsa izraeliti është Almog Atia 23-vjeç. Syri i Kaltër është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj në jugun e vendit tonë por dhe nga turistët vendas.Mbyllja e tij është një minus për turizmin e Shqipëris dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë për shkak të numrit të lartë të turistëve që ai mbledh .Megjithat siguria për jetën vjen e para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here