Mbyllet zyrtarisht çeshtja Katsifas

0
52

Çështja Katsifas është pushuar zyrtarisht nga gjykata e Gjirokastrës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor, nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve lidhur me vdekjen e Kostandinos Katsifas në 28 Tetor 2018.
Në momentin e dhënies së vendimit për pushimin e dosjes, prezent ka qenë vetëm Jani Katsifas, babai i Kostandinos.

Ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e të riut nga forcat policore RENEA.
Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandinos Katsifasin.
Viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës.
Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Katsifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ai ka vrarë veten me armën e tij. Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup,janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin.

Shkruaj nje koment