Mbyllja e aktivitetit ekonomik ‘gjunjëzon’ arkën e shtetit! Në maj bien me 30% të ardhurat krahasuar me 2019

Edhe pse në muajin maj një pjesë e bizneseve rifilluan aktivitetin e tyre ekonomik pas mbylljes me vendim qeverie për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, rënia në të ardhura ka qenë e ndjeshme.
Në muajin maj sipas të dhënave Zyrtare të Ministrisë së Financave konfirmojnë se të ardhurat janë reduktuar me 30% në raport me vitin e kaluar, ose rreth 11.6 miliardë lekë më pak se në maj të vitit 2019.
Në muajin që lamë pas në total u mblodhën 27.5 miliardë lekë nga 33.6 miliardë që ishte planifikuar nga shteti, pra mosrealizimi është në nivelin e 6.1 miliardë lekëve.
Rënia më e madhe në realizimin e të ardhurave që reflektuar tek zëri i tatimit mbi fitimin, ku në raport me vitin 2019 ato kanë rënë me 75.6%, e ndjekur nga reduktimi i të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale më 56.8% krahasuar me majin e vitit 2019, më pas renditet të ardhurat nga TVSH-ja janë reduktuar me 24%, por edhe të ardhurat nga pushteti vendor.
Në total për periudhën Janar-Maj, janë mbledhur gjithsej 160.7 miliardë lekë, me një rënie prej 27.7 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, pasi në të njëjtën periudhë të një viti më parë u mblodhën 188.4 miliardë lekë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment