Mbyllja e shkollave nga i ftohti, ministrja e Arsimit: Njëri prind mund të qëndrojë në shtëpi

0
18

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se njëri prind mund të qëndrojë me fëmijën në shtëpi, pa pasoja administrative dhe financiare.shtyrjen për mbylljen e institucioneve arsimore edhe për javën e ardhshme.

“INFORMIM PËR PRINDËRIT

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme. Ju uroj të dielë të qetë”, shkruan Kushi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, për shkak të kushteve atmosferike dhe motit të ftohtë, si edhe mungesës së ngrohjes në shkolla, ministrja njoftoi mbylljen e shkollave për tre ditë.

Shkruaj nje koment