Mbyti nënën me plastmas, flet mjeku që e vizitoi dy ditë para ngjarjes: Nuk ishte agresiv, kishte çrregullime humori

0
303

Një krim i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Përmet ku djali ka mbytur me qese plasmasi nënën e tij.

Lidhur me këtë, mjeku Kiço Stefanidhi është prononcuar për mediat, ku u shpreh se autori Albi Muhollari nuk ishte agresiv porse kishte thjesht çrregullime humori. Ai mohoi të ketë pasur dokumentacionin ose informimin për gjendjen e tij shëndetësore.

Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem. Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi.

Në vijim, mjeku tha se i riu mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme dhe se ai nuk kishte asnjë të dhënë për të sepse Albi Muhollari jeton në Amerikë.

Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjes. Nëse mjekimi i tij ka filluar në Amerikë, që unë nuk di gjë, dokumentacion nuk ka atëherë mund të ishte parandaluar. Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm. Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonim për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here