Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga SPAK.
Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe tre abstenim, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit të Ahmetajt.
Ky i fundit reagoi pak para se të niste seanca e posaçme në Kuvend, me një postim në Facebook, ku shkruante se priste të dilnin shumë shkresa të tjera.
Duke thumbuar, Ahmetaj iu drejtua Ballukut teksa tha: “Së fundmi i falënderoj të gjithë kolegët e mi, të mazhorancës dhe opozitës që do të votojnë sot, dhe ata që vrapojnë dhe thonë që përgjegjësia është personale. Poooo personale është kur e shkel. Sidomos për ata të hershëm, sot në apozitë, e të rinj që firmosin për punë e projekte”.