Me 15 doza kokaine me vete, arrestohet 38-vjeçari në Përmet

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë: Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bie në pranga 38-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 15 doza me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin: L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, Policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment