Me foton e Enver Hoxhës uroi Pavarësinë/ Socialistët ’e justifikuan’, deputeti ‘i mohon’: Nuk e harroj historinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, reagoi për herë të parë pas fotove që u shpërndanë dje në rrjet, ku Çela uroi kolegët e tij në Ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha.

  • Në një prononcim për mediet nga Lushnja, Çela u shpreh se në këndvështrimin e tij figura e Hoxhës nuk mund të jetë nul, pasi edhe ai ka dhënë kontributet e veta në luftën Nacional Çlirimtare.

“Unë pres pyetje të tilla, sepse i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontribute, përderisa ne nuk kemi gjetur një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr luftën. Po të jetë se ka një person që pretendon se gjyshja apo gjyshi i tyre ka udhëhequr këtë luftë të shprehet. Historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq, kriminela, këto fakte janë nga më të ndryshëm, që nga Balli Kombëtar, Legaliteti. Në atë komision ka nipër të Isa Toskës. Unë nuk e harroj historinë nga ku kemi ardhur ne sot”, tha Çela.

  • Ndërkohë vetëm pak më parë në një dalje për mediet, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se ka marrë një sqarim nga deputeti Bujar Çela dhe se presin të bëhet një verifikim për të vendosur nëse ka nevojë apo jo për masë ndëshkimore.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment