“Më janë cenuar të drejtat”, zbardhet kërkesa e Fredit Belerit për Gjykatën Kushtetuese

0
34

Zbardhet kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri  drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të caktojë sa me shpejt një datë për gjykimin e tij.

Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cenuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kërkesa e Belerit vjen pak ditë, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha gjatë një konferencë për mediat se nuk kishin kërkesë nga palët për përshpejtim të procesit.