“Më kërcënoi me sqepar”, si ndodhi konflikti te Kepi i Rodonit ku u përfshi dhe Mark Frroku

0
158

Administratorja e firmës që po merret me ndërtimet te Kepi i Rodonit ka treguar se si ka ndodhur konflikti i dhunshëm për të cilin është shoqëruar në polici edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Ana Shtjefni tha se 5 persona përfshirë edhe Frrokun kishin shkuar si përfaqësues të dfërguar nga Kisha Françeskane. Sipas saj, ata kanë ushtruar dhunë e kanë dëmtuar pronën.

Dëmet në pronë, sipas saj, janë shumë të mëdha pasi kishin prishur rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit, si dhe kishin thyer dyer e dritare në të gjitha godinat.

“Me një autorizim, provinca Françeskane, dërgoi pesë persona për të vëzhguar këtë pronë dhe menjëherë ka filluar dhuna kundër nesh. Kundër meje personalisht e të tjerë ve. Përfaqësuesit e kishës i dërguan. Këta që vijnë si vëzhgues për të parë pronën, dëmtojnë pronën. Ne në këtë moment nëse ju vini në kepin e Rodonit, prona është shumë e dëmtuar. Kanë prishur rrjetin elektrik që ne kemi realizuar, kanë prishur rrjetin e ujësjellësit, kanë thyer të gjitha dyert e godinave, përfshirë godinën ku unë banoj, duke vjedhur gjithçka.

Do dilni jashtë ju jeni pushtues. Ne jemi trajtuar si pushtues. Është një video që e kam unë, ku njëri nga vëzhguesit që është edhe përgjegjës, unë e zura brenda lokalit tim, ku ai as nuk duhet të afrohej. Ai shqeu derën vodhi brenda lokalit. Unë gjendem në ato momente aty dhe ai më kërcënon me një sqepar në dorë. Edhe kafshët tona që ishin atraksion janë larguar”, ka thënë Shtjefni

Shkruaj nje koment